fbpx

Goosdeel: Grupet shqiptare të drogës, kërcënim domethënës për Evropën

h_52685082-714x470-684x450.jpg

Forcimi i grupeve të organizuara kriminale që flasin shqip në vendet e Bashkimit Europian, dhe që po marrin në dorë tregun e heroinës e kokainës në vende të ndryshme, sa vjen e po i shqetëson më shumë autoritetet europiane. “Grupe të tilla, që kontrollojnë tregun e kokainës, janë bërë një kërcënim domethënës”, pohon Drejtori i Agjencisë së BE-së për Drogat (EMCDDA), Alexis Goosdeel, në një intervistë ekskluzive për “Monitor”. Ai thotë se e kanë të vështirë të gjejnë arsyet se pse këto grupe u fuqizuan kaq shumë vitet e fundit, por një nga shpjegimet është natyra e tyre e dhunshme.

Z. Goosdeel shton se nuk ka informacion se Shqipëria është një nyje kyçe për trafikimin e heroinës dhe kokainës, por gjithsesi disa episode, si kapja e një laboratori të heroinës në tetor të vitit të kaluar dhe e 615 kilogramëve kokainë në fillim të 2018-s dhe përvoja e vendeve të tjera sugjerojnë se kjo situatë mund të ndryshojë shumë shpejt.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303