fbpx

Nënkryetari i Beogradit ndalohet të hyjë në Kosovë, kërcënim për vendin

43b56ee483ae91c10423a869b33f8ae2_L.jpg

Autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen në vend nënkryetarit të komunës së Beogradit, Goran Vesiç pasi ky i fundit duke udhëhequr një delegacion do të shkonte në Mitrovicë.

Përmes një shënimi në Instagram thotë se ishin dy xhipa policie që i treguan një dokument nga qeveria ku thuhej se ai nuk duhej të hynte në Kosovë pasi ishte kërcënim për vendin.

Ai shton se shqiptarët që flisnin edhe serbisht i thanë se u vinte keq për këtë vendim, por ishte nga qeveria.Ai e cilëson si të padrejtë këtë vendim dhe akuzon kryeministrin Hoti për mungesë bashkëpunimi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303