Grabisnin makina dhe trafikonin drogë, pranga 3 shqiptarëve në Itali

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se anëtarë të një bande hajdute, të cilët grabisnin makina.

Tre të rinjtë kanë qenë në hetim që prej muajit shkurt të këtij viti, ku një Audi S5 rezultoi e grabitur.

Shqiptarët vidhin automjete dhe ndërronin targat, gjithashtu trafikonin dhe drogë, ku policia ka gjetur rreth një kilogram marijuanë.

Të arrestuarit janë Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 27 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç.

Gjithashtu, gjatë kontrollit nga autoritetet u gjet dhe sekuestrua një pistoletë 7.65.

Ata vepronin në mbarë Italinë Veriore./real-news.tv