fbpx

Grabiste banesat, arrestohet elbasanasi

POLICIA-ELBASAN-600x450.jpg

Ditën e sotme është arrestuar një 21-vjeçar nga Elbasani, i cili akuzohet për grabitje të shumta si dhe për kundërshtim ndaj policisë.

Mendohet se 21-vjeçari ka kryer gjithsej 4 vjedhje në banesat e qytetit të Elbasanit. Ai banon në lagjen ‘5 Maj’ , ku është arrestuar ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.

Policia bën me dije se 21-vjeçari është kapur në flagrancë duke vjedhur një shtëpi. I riu, si fillim ka konfrontuar policinë, duke kundërshtuar shoqërimin në rajon. /real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *