Grabitën me dhunë çiftin e bashkëshortëve, arrestohet autori i 5-të, një tjetër në kërkim

Arrestohen 5 nga 6 autorët e grabitjes me dhunë të çiftit të bashkëshortëve Dulja në Maqellarë të Dibrës mbrëmjen e të shtunës.

Policia ka arrestuar shtetasit  A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, Z. E., 25 vjeç dhe K. B., 35 vjeç, të gjithë banues në Njësinë Administrative Maqellarë.

Ndërkohë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë.

Policia thotë se në banesën e njërit prej të arrestuarve, konkretisht 23 vjeçarit S.C, janë gjetur të fshehura disa provave materiale të vjedhura në banesën e shtetasit Rrahman Dulja.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë,  kryer në bashkëpunim”.