Grabitësi i pestë në Rinas, kandidat në zgjedhjet lokale

Është arrestuar ditën e sotme grabitësi i pestë i quajtur Elton Pikli, i cili tentoi të arratisej drejt Bullgarisë.

Mirëpo, përveç emrit, moshës dhe vendbanimit, janë bërë me dije edhe disa fakte të reja lidhur me jetën e grabitësit në Rinas më 9 prill.

I riu ushtronte profesionin e kasapit, por në vitin 2011 ka kandiduar në zgjedhjet lokale në Krujë nën partinë ‘Aleanca Arbnore Kombëtare’ me në krye Gjet Ndoj.

Deri më tani, Elton Pikli rezulton si i vetmi person nga 4 grabitësit e tjerë pa precedencë penale.

Gjithsesi mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale të  “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë./real-news.tv