fbpx

Grabitësit mbytën 20-vjeçaren në sy të foshnjës, hetuesit grekë: E vranë se bërtiti, burri heshti

glika-nera-main-2.jpg

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares që u mbyt në sy të foshnjës, ndërsa burrin grabitësit e lidhën. “Ata donin ta vrisnin Carolinen, sepse ajo nuk pushoi së bërtituri dhe rezistoi. Ata janë kriminelë mizorë. Kjo është e sigurt” tha një nga pjesëtarët e grupit hetimor të cështjes.“Nuk është e mundur të shkaktohet një vdekje, mbytje nga pakujdesia” vijoi më tej ai. Vdekja e nënës së re erdhi nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, pra mbytja. Sipas raportit të ekzaminuesit mjekësor që kreu një autopsinë, mediat greke shkruajnë se në trupin e vajzës fatkeqe, vrasësi i mbylli gojën me bluzën e saj duke e mbytur me duar.Hetuesit thonë në këtë rast vrasja ishte e panevojshme sepse çifti u tregoi tre grabitësve se ku ishin paratë. “Kjo tregon se ata nga inati për të përkulur rezistencën e nënës fatkeqe bënë gjithçka për t’ja mbyllur gojën. Nga ana tjetër, burri i saj 33 vjeç, siç thonë ata, ishte më i qetë dhe bashkëpunues dhe kjo është arsyeja pse ata e lanë atë në dysheme, të lidhur në duar dhe këmbë” thuhet në artikull.E ndërsa gjeorgjiani i arrestuar mohoi krimin, policia për prokurorinë ka mbledhur provat gjenetike dhe gjurmë gishtash nga shtëpia e çiftit në Glyka Nera, të cilat janë duke u analizuar, rezultatet e tyre do të jenë kyçe. Mediat greke ngritën dyshime pak ditë më parë se 20-vjeçarja mund të jetë vrarë nga një bandë greko-shqiptare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303