Grabitet banesa e dy të moshuarve në Fier

Një banesë është grabitur ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në fshatin Peshtan, ku grabitësit kanë marrë një sasi parash nga një banesë e dy të moshuarve.

Bëhet me dije se çifti nuk kanë qenë në shtëpi në ato momente kur ka ndodhur vjedhja.

Raportohet të jene grabitur rreth 500 mijë lekë të vjetra, por edhe sende të ndryshme me vlerë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./real-news.tv