fbpx

Grabitet kopështi i fëmijëve në Berat, detajet e para…

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në një kopësht në Berat. Mësohet se autorët kanë grabitur një tapet dhe disa sende të tjera nga kopshti “Tafil Roli” në lagjen “Uznovë”.

Bëhet me dije se grabitësit kanë hyrë në kopsht duke shqyer derën kryesore dhe stafi i këtij kopshti, pasi ka konstatuar herët në mëngjes derën kryesore të kopshtit të shqyer, ka njoftuar menjëherë policinë.

Policia ka kryer veprimet procedurale brenda kopshtit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.