30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Grabiti 5 banesa, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

spot_img

Një 19-vjeçar ka rënë në pranga nga policia  e Durrësit, pasi është akuzuar si autor i pesë grabitjeve. Mësohet se i riu kishte grabitur pesë banesa dhe ishte shndërruar në ‘makthin’ e qytetarëve durrsakë.

Arrestimi i tij u bë u mundur pasi Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë, Durrës arritën të mbledhin prova të mjaftueshme në lidhje me grabitjet e banesave. Ndërkohë, ndaj të riut është dhënë masa e sigurisë ‘Arrest me burg’ nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit.

Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se grabitjet e banesave janë realizuar më së tepërmi në zonat periferike të qytetit të Durrësit gjatë muajve dhjetor, janar dhe shkurt. 19-vjeçari grabiste sende me vlerë dhe elektroshtëpiake./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat