Grabiti banesën para 4 vitesh, kapet autori

Policia ka arritur të arrestojë një 30-vjeçar në Yrshek të Tiranës, pasi para 4 vitesh ka kryer një vjedhje në Tepelenë. Policia e Gjirokastrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e tij, në bazë të një operacioni mjaft të zgjatur që rezultoi i suksesshëm.

30-vjeçari i quajtur Erigers Mihasi ka vjedhur duke kërcënuar me armë zjarri në vitin 2015. Ai ka grabitur një banesë në Tepelenë para 4 vitesh./real-news.tv