Grabiti bankën në Tepelenë, identifikohet autori

screenshot-7_1548696162-6749417.jpg

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Tepelenë, policia nisi hetimet për kapjen e autorit.

Autoritetet kanë njoftuar se ai është identifikuar por ende nuk është arrestuar keqbërësi.

“Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Policisë lokale, në kohë reale është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë.

Për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet. Policia është vënë në ndjekje të autorit, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen e tij”, njofton Policia e Shtetit. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303