fbpx

Grabiti karburantin në Tiranë, kapet autori

naftetaret.jpg

Policia ka njoftuar pak minuta më parë se ka zbardhur ngjarjen e vjedhjes së një pike karburanti para tre ditësh në Sauk të Vjetër.

Policia thotë se ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e kësaj vjedhjeje.

Është ndaluar shtetasi B., 26 vjeç, i cili vodhi më 24 janar 25 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303