fbpx

Grabitja e pikës së kredive, Policia jep njoftimin urgjent, ja ç’ndodhi

poli.png

Policia ka arrestuar pak më parë, autorin e vjedhjes në një prej pikave për dhënie kredie në Korçë, nën kërcënimin e thikës.

Njoftimi i Policisë:

Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Dh. D, 25 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte me shpejtësi në një rrugicë, në lagjen nr. 4 Korçë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, gjetën dhe sekuestruan shumën e lekëve të vjedhura, 92.800 lekë të reja, si dhe gjatë kontrollit të vendit përreth gjetën edhe thikën me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë paratë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303