fbpx

Grabitja e Rinasit, akuza e fortë e Ulsi Manjës

ulsi-manja-compressor.jpg

Grabitja e disa miliona eurove në Rinas është në qendër të vëmendjes të opinionit publik dhe mediatik. Këtë herë ka qenë Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i cili teksa komentonte këtë ngjarja është shprehur se përgjegjës kryesor është koncesionari.

Sipas Manjës, kjo ngjarje meriton një hetim shembullor. Ai gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e ndërprerjes së kontratës me koncesionarin për mosrespektim të saj.

Më tej Manja u shpreh se autorët nuk rriskojnë pa ditur vlerën monetare, duke ngritur kështu akuzën se kanë marrë informacion nga dikush. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303