22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Grabitja me armë e Farmacisë në Tiranë, autori ishte maskuar me shall të zi në fytyrë, ja si u “zhduk” nga vendngjarja

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga grabitja me armë e një farmacie në Tiranë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur te “Sami Frashëri” në kryeqytet, ku personi i maskuar ka kërcënuar me armë farmacisten.

Ai ka mundur të vjedhë vetëm 17 mijë lekë të reja të xhiros ditore. Autori i veshur me bluzë sportive gri dhe shall të zi në fytyrë ka kapur farmacisten prej rrobash dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë paratë që ndodheshin në një sirtar.

Më pas autori ka lëvizur në këmbë në rrugën “Bardhok Biba” ka dalë në unazë tek rruga “Urani Pano” dhe pasi është rrotulluar pas disa pallateve ka dalë sërish në krah të farmacisë që grabiti për t’u larguar në drejtim të paditur.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat