Grabitje e armatosur në një bankë

Screenshot_67-1.jpg

Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

I dyshuari ka qenë i armatosur si dhe ka grabitur një vlerë të caktuar parash duke ikur nga vendi i ngjarjes.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Tutje zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303