fbpx

Grabitje në seri, arrestohen tre ‘tmerret e vjedhjeve’ në Tiranë, prangoset burri që dhunonte gruan dhe pesë drejtues mjetesh

vvvvvvvv-1.jpg
Një tjetër është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, ndërsa katër persona janë vënë në pranga pasi janë kapur teksa drejtonin makinat në gjendje të dehur.
Tetë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se janë vënë në pranga tre persona pasi kanë kryer vjedhje të ndryshme. Një tjetër është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, ndërsa katër persona janë vënë në pranga pasi janë kapur teksa drejtonin makinat në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 37 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. Ç. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagancë i shtetasit G. Xh., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” me një shumë parash, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në dritaren e banesës së shtetasit F. K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. N., 40 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme në bashkëpunim me një shtetas tjetër(ende të paidetifikuar) i kanë vjedhur portofolin me forcë shtetasit S.S. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. B., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Gj. N., 49 vjeç, A. A., 26 vjeç, B. D., 50 vjeç dhe F. V., 50 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303