24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Grabitnin banesa, 3 shqiptarë në pranga

spot_img

Autoritetet italianë kanë vënë në pranga 3 shqiptarë, pasi grabisnin banesa dhe vila në Itali, përkatësisht në pjesën veriore të saj.

Mësohet se 3 të arrestuarit kanë arritur të vjedhin në më shumë se 33 banesa, më së tepërmi në periudhën e festave të fundvitit.

Grabitjet më të shumta, ata i kanë kryer në rajonet e Lombardisë, Venetos e Friuli Venezia Giulia.

Nga informacionet e policisë italiane, thuhet se shqiptarët kanë vjedhë sende dhe bizhuteri të shumta, të cilat kapërcejnë shumën e 1 milionë eurove.

Gjithashtu, 3 shqiptarët kishin kryer grabitje edhe në provinca të tjera të zonës së Italisë veriore./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat