Grada ‘Komisar’, zhvillohet për herë të dytë konkursi

Në një kohë kur testi i parë për gradën ‘Komisar’ u anulua me pretendimin se policët kishin kopjuar, ditën e sotme do rizhvillohet konkursi.

Mësohet se me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, konkursi i datës 7 nëntor u anulua, pasi rezultoi se shumë punonjës policie kishin marrë të njëjtat pikë.

Konkursi do të zhvillohet për 4 ditë me radhe, ndërsa në garë për këtë gradë janë 470 kandidatë. Po ashtu mësohet se ata do të jenë të ndarë në 4 grupe sipas drejtorive.

Konkurrimi do të jetë elektronik dhe do të zhvillohet në kompjuter, ku kandidatët do t’u përgjigjen 100 pyetjeve me alternativa. Më pas kalkulimi i pyetjeve do të bëhet automatik dhe përgjigjja do të merret në moment.

Lër një koment