fbpx

Gradohen dy gjeneralë

030.jpg

Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të FA, u zhvillua ceremonia e gradimit të gjeneral brigade Albert Mullai dhe gjeneralmajor Nazmi Cahani.

E pranishme në këtë ceremoni, Ministrja e Mbrojtjes, u shpreh se të dy gjeneralët kanë treguar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të spikatur gjatë punës së tyre.

“Nën drejtimin e gjeneral Cahanit, Forca tokësore ka arritur rezultate  të rëndësishme, ndër të cilët do veçoja punën e palodhur dhe certifikimin me sukses të Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë si dhe angazhimet në Emergjencat Civile. Po kështu, edhe Akademia e Nënoficerëve, nën drejtimin e gjeneral Mullallit është transformuar në një institucion efikas për formimin e korpusit të nënoficerëve, kaq të rëndësishëm për misionin e FA”.

Gjithashtu, Ministrja Xhaçka theksoi se krijimi i shanseve të barabarta dhe meritokracia në ecurinë në karrierë të personelit të FA do të jetë një nga prioritetet e panegocueshme.

Gjeneralmajor Nazmi Cahani me një përvojë ushtarake 32 – vjeçare, aktualisht mban postin e komandantit të Forcës Tokësore, ndërsa gjeneral brigade Albert Mullai me një eksperiencë 30 – vjeçare, atë të komandantit të Akademisë së Nënoficerëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *