fbpx

‘Graj gomarin tat”. Ja si i përgjigjet Meta-Veliajt

Gjatë konferencës për media, një prej gazetarëve i ka kujtuar shprehjen e përdorur nga Kryebashkiaku Veliaj “graj gomarin tat”, e cila i drejtohej kreut të shtetit. Ky i fundit, nuk ka pasur një kundërreagi lidhur me shprehjen e përdorur nga Kryebashkiaku, por vetëm e ka ironizuar duke qeshur.

“Unë ju uroj që të kaloni sa më mirë sot, ishte kënaqësi që patëm këtë komunikim, dua ta theksoj edhe njëherë se cilido që nuk e ka kuptuar dhe nuk do e kuptojë ndonjëherë, është që Europa nuk është vetëm euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është dhe identitet”, tha Meta në përgjigjen e tij.