fbpx

“Gramoz mos m’u mërzit”/ Rama i kërkon ndjesë Ruçit pasi ‘mburri’ vlonjatët: Edhe tepelenasve u jemi borxhlinj…

rama-1.png

Kryeministri Edi Rama i kërkoi ndjesë kreu të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Gjatë ceremonisë solemne të organizuar për 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, Rama u shpreh se të gjithë duhet t’u jenë borxhlinj vlonjatëve për atë që kanë bërë në ato vite.

Në çast, Rama ndërpreu fjalimin e tij dhe i kërkoi ndjesë Ruçit, I cili është nga Tepelena.

Prandaj vlonjatëve duhet t’u jemi borxhlinj…Gramoz mos m’u mërzit, ndjesë por kjo nuk e përjashton faktin që edhe tepelenasve duhet t’u jemi borxhlinj,”– tha Rama dhe më pas nisi të fliste sërish për Luftën e Vlorës.

Sot është organizuar ceremonia solemne për 100-Vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të pranishëm ishin Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj. I ftuar ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por për arsye që nuk dihen, mungoi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303