Gratë dhe vajzat shqiptare, shfrytëzimi nga trafikantët e drogës

Zëri i Amerikës ka publikuar një hulumtim ku flet mbi fenomeni i kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri dhe prekjen që ky fenomen ka te gratë e vajzat.

Sipas VOA ato zënë afro 3% të totalit të procedimeve të policisë në 5 vitet e fundit.

Shumica janë vajza të moshës 20-30 vjeç. Kushtet e rënda ekonomike, në mjaft raste i kanë nxitur ato drejt fitimit të shpejtë të paligjshëm, por disa prej tyre janë përdorur nga trafikantët edhe si mburojë.

“Përfshirja e grave dhe vajzave në fenomenin e kultivimit prodhimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri ka marrë përmasa shqetësuese. Statistikat e policisë tregojnë se në 5 vitet e fundit janë proceduar afro 240 gra dhe vajza ose rreth 3% e totalit”, thuhet në shkrimin e  VOA.

Ndiqni videon:

/Real-news.tv/