Greg Rama nuk i ‘bindet’ Qeverisë

640-0-5b9fa893903fd.jpg

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, ka zgjedhur të ‘arratiset’ në det në një kohë që të gjithë janë të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, prej të cilit në vendin tonë janë infektuar 51 persona si dhe është shënuar viktima e parë.

Ndonëse kryeministri ka marrë masa drastike e ka bërë thirrje që të gjithë të izolohen në shtëpi, madje në vendimin e tij të fundit ka paralajmëruar gjobë për të gjithë ata që do të lëvizin në këmbë pas orës 18:00, Gregu si duket nuk i është “bindur” Ramës.

Nuk dihet vendodhja e tij por nga fotoja që ka hedhur në “story” Gregu tregon se është arratisur në një ambient të qetë dhe pa njerëz nëpër këmbë. Sakaq kujtojmë se ai ka shpërndarë edhe postimin e kryeministrit ku paralajmëron gjoba për të gjithë këmbësorët që lëvizin në këmbë pas orës 6 të pasdites.

scroll to top