Grekët bëjnë gjestin e fundit kundër shqiptarëve

Ceremonia e varrimit të Konstantinos Kacifas në bularat të Gjirokstrës, nuk i ngjau aspak një lamtumire mortore. Një protestë e vërtetë anti-shqiptare nga mijëra ekstremistë grek që u mblodhën në fshatin e vogël minoritar në Shqipëri duke vënë në dyshime të forta edhe kushtet e sigurisë së kalimit në pikat kufitare. Por kjo situatë skandaloze nuk u mjaftua me kaq.

Pas koreve të panumërta raciste gjatë ceremonisë, në përfundim të saj, dhjetëra shtetas grekë që morën pjesë në varrim, kanë shkelur edhe ligjin shqiptar. Ata kanë bllokuar për disa minuta aksin kryesor rrugor Gjirokastër-Kakavijë, duke shkaktuar radhë të gjata pritjeje dhe njëherazi shumë irritim tek udhëtarët me makina.

Në rrugë është shpalosur gjithashtu dhe një banderole e madhe me imazhin e minoritarit grek, datën e tij të vdekjes si dhe një mesazh që shkruan: “Vdekja e Trimit nuk quhet vdekje”.

Këtë të enjte në ceremoninë mortore të Kacifas u dëgjuan dhjetëra kore raciste për Shqipërinë e shqiptarët si dhe “përralla” e kahershme e Vorio- Epirit. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria shqiptare apo policia, qoftë për koret raciste e qoftë edhe për faktin se dhjetëra pjesëtarët grekë në ceremoninë mortore të Kacifas, kanë bllokuar një rrugë nacionale të vendit.

Më pas situata është qetësuar, teksa shtetasit grekë që ishin në varrimin Kacifasit po largohen nga territori shqiptar. Kostantinos Kacifas 12 ditë më parë u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pasi kishte qëlluar më parë ndaj forcave të rendit

 /Real News

Lër një koment