Grekët djegin flamurin kuq e zi, shqiptarja humbet ndjenjat

Për herë të dytë në pak ditë është djegur flamuri shqiptar në Greqi. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Kretë, tek Instituti Teknologjik TEI.

Punonjësit e këtij instituti aktualisht janë në grevë, ndërsa në ambientet e tyre kanë hyrë gjimnazistë, të cilët kanë ndërruar një flamur të vjetër grek të ndërtesës me një të ri. Pasi bënë këtë, ata dogjën edhe flamurin shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se një nxënëse shqiptare, e shokuar nga pamjet ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital.

Lër një koment