Grekët komentojnë kualifikimin e Jonidës: Nuk pritej por…

60586445_1072445769623628_2073268206557986816_n-768x450-1.jpg

Edhe këtë vit Shqipëria do të jetë prezente në finalen e Eurovision, me këngëtaren Jonida Maliqi, e cila arritur një kualifikim të merituar në gjysmëfinalen e mbrëmshme.

Një arritje e tillë nuk mund të mos komentohej edhe në mediat greke.  Në televizionin shtetëror ‘ERT’ prezantuesit Kapoutzidis dhe Kuzaku në momentin që Shqipëria u kualifikua, e komentuan si një nga surprizat të kualifikimeve : ‘Shqipëria edhe pse nuk ishte nga 10 favoritet për t’u kualifikuar, Jonida dhe koleget e saj arritën të fitojnë zemrat e fansave dhe u kualifikuan duke bërë surprizën. Me siguri që në këtë kualifikim do ketë ndikuar shumë numri i madh i shqiptarëve të diasporës të cilët do ta kenë votuar Jonidën…’ , thanë komentuesit grek ‘live’.

‘Ethnos’ shkruan “Surpriza e natës është me siguri Jonida Maliqi e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në finale!” ndërsa “To Thema” shkruan “Jonida Maliqi u konfirmua si një nga këngëtaret që edhe pse nuk ishte favorite, arriti të kualifikohej. Tani mbetet të shohim se çfarë paraqitje do të ketë në finale!”. /real-news.tv/ 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303