27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Grekët kundër reperit të njohur: Tradhëtar i vendit

spot_img

Një reper i njohur në Greqi me emrin Tus, ka hapur dje diskutime të shumta në media dhe në rrjetet sociale, pasi publikoi një këngë dedikuar Alket Rizait. Ky i fundit është një kriminel shqiptar që ka shumë famë në shtetin fqinj, por jo vetëm pasi është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ka arritur të arratiset dy herë nga burgu i Koridalos me helikopter.

Tus ka publikuar klipin ku shfaqet me veshje kuq e zi dhe improvizon arratisjen e Rizait nga burgu. Kënga në fjalë i ka irrituar grekët, të cilët e kanë cilësuar reperin tradhtar të vendit të tij.

Vetë reperi nuk ka shfaqur shqetësim, as pas kërcënimeve dhe sharjeve nga bashkëkombësit e tij, madje së fundmi ka publikuar disa foto nga lajmet në mediat shqiptare. Tensionet mes popullit grek dhe atij shqiptar kanë zanafillë të hershme, por siç duket do të acarohen edhe më shumë pas kësaj ngjarjeje.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat