Grekët mobilizohen për varrimin e ekstremistit, nisen autobusë drejt Bularatit

Sipas mediave greke, rreth 10 autobusë janë nisur pasditen e së mërkurës nga Greqia me destinacion Bularatin, kur nesër do të bëhet varrimi i Kostandinos Kacifas, 35-vjeçarit i cili qëlloi kundër policisë dhe u vra më pas në një shkëmbim zjarri me forcat RENEA.

Ant1 raportoi se nga qendra e Athinës, përveç këtyre autobusëve, natën do të nisen edhe të tjerë. Edhe nga qytete të tjera greke do të nisen autobusë drejt vendit tonë. Të gjithë kanë destinacion Bularatin.

Ndërkohë, disa autobusë, por dhe mjaft automjete private, kanë arritur gjatë ditës së sotme në kufirin greko-shqiptar.

Lër një koment