13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Grekët nuk zënë mend, shpërthim në stadiumin e tyre (Video)

Stadiumet në Greqi janë kthyer në vatër kaosi, jo vetëm kur luajnë ndaj njëri-tjetrit ekipe greke, por edhe në ndeshjet e Champions League, kur i shikon e gjithë Evropa.

Rasti më i fundit u shënua në takimin e AEK-Ajax, i zhvilluar në Athinë. Në prag të nisjes së duelit të Grupit E, lëndë plasëse shpërtheu BRENDA stadiumit.

Objekt i sulmit ishin tifozët holandez. Pas këtij episodi të frikshëm, policia shpërndau tifozët vendas, të cilët hodhën shishe plastike dhe objekte të tjera drejt tifozëve të Ajax.

Autoritetet arritën të qetësonin situatën në kohë, duke bërë që ndeshja të vijonte normalisht. Edhe në pjesën e dytë u dëgjuan shpërthime fishekzjarresh, shumë pranë tribunave ku ndodheshin miqtë.

Skenat tronditëse vijnë vetëm pak orë pas rrëmujave që tifozët e AEK shkaktuan në rrugët e kryeqytetit grek, ku fillimisht u përplasen fizikisht me tifozët e Ajax, ndërsa më pas shkaktuar kaos në pranë zyrave të policisë së qytetit si dhe bllokuan trafikun, pasi disa të rinj hodhën bomba benzine tek tifozët rivalë dhe policia.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat