Grekja e Agimit të Artë: ‘Vorio Epir ose vdekje’

download-8.png

Varrimi i Konstandinos Kacifa në Bularat të Gjirokastrës ishte një ngjarje e turpshme, e konsumuar në tokë shqiptare nga disa grekë ekstremistë dhe të mbushur me urrejtje ndaj kombit tonë.

Dhe duke qenë e gjithë një skandal me përmasa të jashtëzakonshme, disa prej skandaleve brenda asaj dite edhe kanë shpëtuar.

Syrit të medias shqiptare i ka shpëtuar prania e Georgia Bitaku, e dashura e Kacidiarit të Agimit të Artë në Greqi, e cila ishte në Bularat.

Sipas mediave greke ajo ishte aty me kërkesë të nënës së Kacifasit dhe ka mbajtur një fjalim në meshën që u zhvillua në Kishë. Vetëm fjalim i denjë për tu mbajtur në shtëpinë e Zotit që nuk ishte. Një turp i vërtetë të dalin nga goja e një gruaje fjalë të tilla të neveritshme.

Fjalim i mbushur me vrer, me urrejtje, me thirrje raciste, thirrje ekstremiste, shovenizëm, thirrje për gjak. Një fjalim i tëri i mbushur me një histori të krijuar, të paqenë, me gënjeshtra. Nuk e dimë se sa e kanë nderuar të ndjerin me këtë gjë por një gjë është e sigurt, vendin dhe flamurin që përfaqësojnë i kanë turpëruar jo pak.

Fjalimin e keni me video më poshtë por ne kemi përkthyer këto fjali, sa për të pasur një ide, teksa ekstremistja Georgia Bitaku i drejtohet të ndjerit thoshte:

“U linde në vend i skllavëruar, por u rrite  me një trimëri të pashlyer. Nuk godas njerëz u the aty poshtë, ku ata guxuan të të prekin dhe të zbresin simbolin e shenjte. Dhe vajte te mamaja jote, dhe vajte te mamaja jote i vare kryqin dhe i the do lëndohesh po je grua trime nga Epiri. Ike për në malin tënd për të takuar vrasësit e tu! Me duart hapur u the këtu jam, i lirë mund të më vrisni!! Greqi ose vdekje”.

Nuk është mjaftuar me këto fjalë, por rrugës për në Greqi, në jug të Shqipërisë, ajo ka bërë video me telefonin e saj duke bërë thirrje se kjo është tokë greke

Nuk e dimë ende se çfarë po pret qeveria shqiptare që ta shpallë këtë person ‘non grata’ që dhe kjo t’i shtohet listës me 52 grekët që nuk do ta shkelin për një kohë të gjatë Shqipërinë.

Qenie të tilla duhet t’i rrinë sa më larg Atdheut dhe tokës sonë. Real-news.tv

scroll to top