fbpx

Greqi, 7 persona humbin jetën nga COVID-19 brenda 24 orëve

greqiaaa-1.jpg

Autoritetet shëndetësore në Greqi njoftuan se në 24 orët e fundit janë shënuar 436 raste të reja me koronavirus, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 23,495 të prekur, ku 55.5% janë burra, shkruajnë mediat greke.

Kryesisht  3,404 rastet e personave të prekur janë raste të konfirmuara nga udhëtimet e realizuara nga jashtë.

Ndërkohë 86 persona janë në intubim, të cilët një pjesë e mirë e tyre kanë sëmundje shoqëruese.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303