Greqi/ Shkak xhelozia, shqiptari lyen me benzinë dhe i vë zjarrin bashkëshorten

1576249093_kal.jpg

Një shqiptar 45-vjeçar i ka vënë flakën gruas së tij, duke e lyer me benzinë.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kalamata të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në banesën e  tyre në kat të pestë dhe kanë qenë britmat e fuqishme të gruas ato që kanë alarmuar fqinjët.

Menjëherë ata kanë lajmëruar zjarrfikëset pasi panë edhe tymin që dilte nga apartamenti i tyre.

Fqinjët shprehen se shkak ka qenë xhelozia shkaku, pasi ndodhte shpesh që ata të grindeshin.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.

Gruaja ka marrë plagë serioze dhe është në gjendje të rëndë, ndërkohë që edhe burri ka përfunduar në spital pasi ka marrë disa plagë.

Për fat të mirë, fëmijët 14 dhe 18 vjeç nuk ndodheshin në shtëpi dhe nuk kanë parë skenën e frikshme.

Çështja u trajtua nga Drejtoria e Sigurisë në Kalamata, ku 45-vjeçari u akuzua për tentativë vrasjeje dhe të dy janë shtruar në spital.

scroll to top