fbpx

Greqi/ Shkatërrohet banda e rrezikshme, në pranga 22 shqiptarë dhe 4 grekë (detajet)

Policia greke ka shkatërruar një bandë të rrezikshme grabitësish në qendër të Athinës.

Bëhet fjalë për 22 shqiptarë dhe 4 grekë, të gjithë në moshë të mitur.

Sipas policisë greke, banda operonte në zonën e qendrës së Athinës, kryesisht në zonat turistike të Akropolit,Monastirakit Plakës dhe Ominias.

Deri tani eshte raportuar zbardhja e dhjetëra grabitjeve që anëtarët e saj kanë kryer ndaj qytetarëve të kryeqytetit helen vetëm gjatë muajve të fundit.

Metodat e bandës ishin shumë të ashpra, madje anëtarët e saj nuk nguronin të përdornin edhe thikat për të trembur viktimat e tyre.

Në shumicën e rasteve, anëtarët e bandës e rrethonin viktimën dhe nën kërcënim dhe presion e detyronin tju jepte sendet me vlerë dhe celularët.

Nëse viktima reagonte, atëherë rrihej barbarisht madje në disa raste viktimat e dhunuara u dërguan në spital me plagë të rënda.

Autoritetet greke thonë se bëhet fjalë për kriminelë tepër agresivë dhe të rrezikshëm. Ato akuzohen edhe për trafikim lëndësh narkotike.

Të gjithë do të dërgohen në gjykatë për masën e sigurisë.