Greqi, shtohen incidentet raciste e ksenofobe kundër migrantëve

Rrjeti i Regjistrimit të Incidenteve të Dhunës Racore (RVRN) shprehu shqetësimin për rritjen e incidenteve raciste dhe ksenofobe kundër migrantëve gjatë transferimit të tyre për në Greqinë kontinentale.

“Javët e fundit, organizatat e këtij rrjet kanë dëshmuar gjithnjë e më shumë incidente racizmi dhe ksenofobie, gjatë transferimeve të azilkërkuesve në ambientet e pritjes”, raporton RVRN në një deklaratë.

Në fillim të tetorit, qeveria njoftoi transferimin gradual të 20 000 personave nga ishujt grekë drejt kontinentit, deri në fund të dhjetorit.

Aktualisht, më shumë se 34 000 persona jetojnë në kushte të mjerueshme në pesë ishujt, me një kapacitet teorik prej vetëm 6 300 personash.

Megjithatë, pritja në kontinentin grek është ndeshur me reagime armiqësore në shumë qytete të vendit.