fbpx

Greqia dhe deti/ Ilir Meta, letër zyrtare Ramës: 3 çështjet që duhet të më informosh

rama-meta-deti-780x405.jpg

Lidhur me për ccështjen e ndjeshme të ndarjes së detit me Greqinë, Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, ku kërkon informacion për çështjen e detit.

Meta i kërkon Ramës që të tregojë se ccfarë është biseduar me palën greke.

“Duke pasur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacione të detajuara mbi:

-Komunikimin që keni zhvilluar me Kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje;

-Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij;

-Veprimet që planifikohen në ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”, shkruhet në letrën e z. Meta.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303