fbpx

Greqia dhe Turqia gati për bisedime

Pas ndërhyrjes së Francës, e një bisede telefonike që ka mbajtur presidenti Rexhep Tajip Erdogan me Emmanuel Macron, Greqia dhe Turqia janë zotuar se do të rifillojnë bisedimet për gjetjen e një marrëveshje.

Ministria e jashtme greke ka konfirmuar në një deklaratë, se së shpejti palët do të takohen në Stamboll, por nuk dihet se kur. Samiti i BE-së, mbahet më 1 dhe 2 tetor teksa në agjendë janë dhe sanksionet për Turqinë.

Delegacioni grek do të drejtohet nga ambasadori Pavlos Apostolidis, që do të shënojë dhe raundin e 61-të të bisedimeve eksploruese në Mesdheun Lindor.

Ministria e Jashtme greke ka njoftuar pasditen e së martës se do të fillojë bisedimet me Ankaranë.

“Greqia dhe Turqia ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”.