Greqia fonde ‘sekrete’ për mediat shqiptare?! PDIU: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-03-02 19:01:16Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, kërkoi të zbardhet dyshimi i hedhur dje në mediat fqinje, se fondet sekrete të Greqisë janë përdorur për të financuar media në Shqipëri, për të ndikuar në opinionin publik.

Thirrja e tij nisi me Presidentin e vendit, duke i kërkuar të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të zbuluar me detaje se si dhe ku janë përdorur paratë greke për të ndikuar në opinion përmes mediave.

“I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të kuptuar sa është fondi i parave të zeza qe është dhënë në Shqipëri, për të ndikuar në opinionin publik. 1 milion janë dhënë vetëm në një muaj. Duhet të kuptojmë sa fonde të zeza janë hedhur në Shqipëri gjatë këtyre vite. Duhet të zbulohen cilat janë mediat, portalet dhe Shoqatat që janë implikuar në këtë operacion.

Çfarë po bën Prokuroria shqiptare, kur pala greke ka nisur hetimet për këtë çështje. Çfarë bën Kryeministri i cili hesht për këtë çështje. Ftojmë ministrin Bushati të vazhdojë të përshëndesë bashkëpunimin e turpshëm me homologun Kotzias, për përdorimin e fondeve të zeza në Shqipëri”, u shpreh kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Ishin mediat greke që dje zbuluan për herë të parë këtë dyshim, duke mos dhënë një listë konkrete se për cilat media bëhej fjalë që financohen me fondet sekrete të shtetit grek. Në media u fol se vetëm në një muaj janë dhënë 1 milion euro financim.

Lër një koment