fbpx

Greqia miraton marrëveshjen e Prespës, merr fund konflikti 27-vjeçar

2594529.jpg

Deputetët grekë kanë votuar në favor të marrëveshjes historike me Maqedoninë, duke i dhënë fund një mosmarrëveshje 27-vjeçare mbi emrin e fqinjit të saj verior.

Marrëveshja për të miratuar emrin e Republikës së Maqedonisë Veriore, u votua me 153 vota pro dhe 146 kundër, pavarësisht kundërshtimit të gjerë nga publiku.

Mijëra vetë protestuan jashtë parlamentit të enjten në mbrëmje.

Grekët kanë hedhur poshtë emrin e Maqedonisë që nga pavarësia e tij në vitin 1991, pasi ata kanë një rajon me të njëjtin emër.

Një grup i vogël protestuesish protestuan  jashtë ndërsa u zhvillua  në parlamentin grek.

Debati në parlament zgjati më shumë se 38 orë dhe gjatë kësaj folën më shumë se 200 deputetë.

Anëtarët e partisë së djathtë ‘ Agimi i Artë’  bërtitën “Tradhtarë!” gjatë votimit të marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

Marrëveshja do t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Europian./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303