fbpx

Greqia “nën ujë”, mbi 200 shtëpi të përmbytura, evakuohen banorët

Screenshot_3-8.jpg

Më shumë se 200 banesa janë përmbytur nga moti i keq në Greqi. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në Evian veriore, shkruajnë mediat greke.

Autoritetet janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur pastrimin e zonës, ndërsa deri më tani raportohet për disa banorë të evakuar për shkak se janë 200 shtëpi të përmbytura.

Lexo edhe: Moti i keq “godet” Greqinë, zonat që u përpinë nga zjarret në gusht kthehen në lumenj

Kryetari i Bashkisë së Mantoudi, George Tsapourniotis tha se qindra shtëpi janë nën ujë, ndërsa ekipet e shpëtimin kanë punuar gjatë gjithë natës për të transportuar banorët në vende të sigurta. Banorët e zonës teksa po përjetonin orë makthi mbrëmjen e djeshme, duke folur për mediat lokale kanë treguar se zona është lënë në mëshirë të fatit dhe autoritet nuk janë kujdesur siç duhet. b

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303