Greqia përshëndet ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Cipras uron homologun e tij

Cipras-Zaev.jpg

Kryeministri grek Aleksis Cipras ka uruar homologun e tij në Shkup për miratimin e propozimit për ndryshimet kushtetuese.

“Urime miku im Zoran Zaev! Vota e sotme është një hap i madh drejt suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm drejt të ardhmes paqësore dhe të begatë për qytetarët tanë”,-shkroi Cipras në Twitter.

Kuvendi i Maqedonisë miratoi me 80 vota pro propozimin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Tetë deputetë të koalicionit opozitar gjithashtu votuan pro kërkesës së qeverisë, çka siguroi 2/3 e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.

Çështja e emrit të Maqedonisë ka qenë prej kohësh shkaku i mosmarrëveshjes me Greqinë, e cila pretendon se emri “Maqedoni” i takon një krahine greke me të njëjtin emër.

Zgjidhja e këaj mosmarrëveshje do t’i hapë rrugë Maqedonisë drejt integrimit në BE dhe Nato.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303