Greqia po na e rrëmben “Ibrahimoviçin e ri”

emiliano-bullari.jpg

Është vetëm 17 vjeç dhe në Greqi e cilësojnë si “Ibrahimoviçin e ri”.

Bëhet fjalë për Emiliano Bullarin, sulmuesin e Olimpiakosit i cili po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij.

Ekipi grek e grumbullon shpesh me ekipin e parë pavarësisht moshës së tij.

Kjo ka bërë që Greqia të mendojë seriozisht marrjen e tij në kombëtare duke ia hequr nga dora Shqipërisë.

Lajmin e konfirmon “Panorama Sport” e cila ka mësuar se Federata Greke e Futbollit ka kërkuar të kontaktojë me futbollistin, duke iu drejtuar Olimpiakosit.

Është pikërisht kjo rruga që ka zgjedhur greqia për të arritur talentin shqiptar, por mbetet të shihet në fund cila do jetë zgjedhja e tij.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303