Greqia regjistroi 2,760 raste të reja me Covid-19 dhe 17 humbje jete në 24 orë

9F7512B0-660D-40A9-A3D9-3B1EA7BAD5E6.jpeg

Në 24 orët e fundit në Greqinë fqinje janë regjistruar 2,760 raste të reja me koronavirus si dhe 17 humbje jete. Me të infektuarit e konfirmuar ditën e sotme, numri total i rasteve pozitive në vend shkon në 493,304, nga të cilët 51,2% janë meshkuj.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 138 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 1,865 të tjerë janë raste kontakti.

Sa i përket rasteve fatale, me 17 qytetarët që humbën jetën ditën e sotme, bilanci total i viktimave nga Covid-19 në vend shkon në  12.965. Prej tyre, sipas raportimeve, 95.2% kishin sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç

scroll to top