22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Greqia regjistron 733 raste të reja me Covid-19 dhe 21 humbje jete

Në 24 orët e fundit, Greqia ka regjistruar 733 raste të reja me Covid-19 dhe 21 humbje jete.  Kështu, në total, numri i të infektuarve shkon në 163,946 nga të cilët 51.9% janë burra kurse ai i viktimave në 5,972.

Kritike situata vijon të jetë në Atikë, ku sipas raportimeve të mediave, u konfirmuan edhe 360 ​​raste, ndërsa në Selanik u regjistruan 76 raste të reja.  Kurse në Akaia, ku janë regjistruar 71 të infektuar të rinj.

Gjatë gjurmimit të kontakteve u zbulua se 6037 (3.7%) e të infektuarve janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 52276 (61.0%) janë raste kontakti. 262 pacientë janë të intubuar ndërsa mosha e tyre është 70 vjeç dhe 189 (72.1%) e tyre janë burra.

85.9% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është 147,275.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat