fbpx

Greqia rihap ishujt për turizëm, ja kur pritet të shkelin turistët

shutterstock_435509122-kite_rin.jpg

Duke nisur nga 15 qershori, Greqia pret turistë nga jashtë. Kështu deklaroi kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis. Autoritetet vendosën që të hënën që të hiqnin ndalimin për të udhëtuar në ishuj, për t’i dhënë vrull turizmit.

Kreu i qeverisë greke tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë deri në 1 korrik, kur hotelet sezonale do të rihapen dhe karantina dy-javore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi.

Por turistët nga vendet me nivele të larta infeksioni nuk do të lejohen fillimisht të vizitojnë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303