fbpx

Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme

tsipras-1.jpg

Pas humbjes me një diferencë prej 9.3% në zgjedhjet për Parlamentin Evropian si dhe ato për pushtetin lokal, në 26 maj, kryeministri grek Aleksis Tsipras ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Ai takoi  presidentin, Prokopis Pavlopoulos, dhe i ka kërkuar atij zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Si datë zgjedhjesh është përcaktuar 7 korriku dhe pas takimit është publikuar edhe dekreti presidencial që shpërndan parlamentin dhe shpall fillimin e fushatës elektorale.

“Ju kërkoj shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve kombëtare siç e parashikon Kushtetuta dhe ligji zgjedhor për rinovimin e mandatit popullor”, tha kryeministri grek Aleksis Tsipras.

Kryeministri Tsipras, pa humbur kohë ka shpallur në mbrëmjen e së hënës edhe programin e partisë se tij Syriza, duke theksuar se nëse greket do të rinovojnë edhe një herë mandatin e qeverisë së tij, ai do të përpiqet të zbatojë reforma të cilat do të sjellin rritjen e vendeve të punës dhe paga më të larta, një sistem të drejtë taksash, një administratë më efikase, një shtet të fuqishëm social dhe sigurime shoqërore për të gjithë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303