fbpx

Greqia tmerrohet nga shifrat e koronavirusit, rritje e frikshme rastesh

Në të gjithë rajonin e Ballkanit koronavirusi ka shpërthyer frikshëm por një vend që ka shifra vërtet të rënda është Greqia.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 667 raste të reja. Rritja është shumë e ndjeshme në krahasim me një ditë më parë që ishin 438 raste pozitivë.

45 nga personat e infektuar u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet vendit fqinj nga pikat kufitare. Të infektuarit janë karantinuar.

Nga fillimi i pandemisë janë 528 personat që e kanë humbur betejën me covid19.