fbpx

Greqia tronditet nga një tërmet i magnitudës 5.3 ballë

1-23.jpg

Një tërmet i magnitudës 5.3 ballë ka goditur Greqinë qendrore në orën 12:46 të mesditës sipas orës lokale. Autoritetet kanë thënë se nuk ka patur asnjë të lënduar apo dëmtime.

Tërmeti kishte thellësi 13.7 km dhe epiqendër 8 km në jugperëndim të qytetit të Galaxidit pranë qytetit bregdetar të Itea, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, një zonë që ka pasur lëkundje toke edhe në kohët e mëparshme.

Tronditjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Athinë, 130 km në perëndim të epiqendrës. Një banor e përshkroi atë si “mjaft të fortë dhe të gjatë”.

Tetorin e kaluar një tërmet me magnitudë 6.8 goditi ishullin grek të Zakynthos. Ishte aq i fuqishëm saqë tronditjet u ndjenë në Athinë, Shqipëri, Itali, Libi dhe Maltë.

Greqia shtrihet në një rajon me aktivitet sizmik të prekur nga tërmetet, dhe përmasa të tilla nuk janë të rralla.

Ndërkohë, një tërmet me magnitudë 6.4 goditi ishullin Papua Guinea e Re të shtunën në mëngjes, 186 km në lindje të Kandrizanit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303