fbpx

Greqia vijon me shifra të larta të të infektuarve, 7 jetë të humbura brenda 24 orëve

715 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi.

Autoritetet njoftuan se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, 7 pacientë.

95 pacientë trajtohen me intubim në Njësitë e Kujdesit Intensiv, 11 më shumë krahasuar me një ditë më parë.

48 të infektuar u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit fqinj.  Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me covid është 31496, nga të cilat 55.5% janë burra.

Greqia ka marrë masa të forta kundër përhapjes së koronavirusit, por rastet e infeksionit vijojnë që të jenë ende të larta në vendin fqinj.